Muriqi i 6-ti në luftën për “Këpucën e Artë” evropiane
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, është duke kaluar formë të jashtëzakonshme në këtë sezon. Këtë fakt e konfirmoi edhe ndeshja e fundit në fundjavë, ku shënoi hatrick në fitoren 3-2 të Mallorcas ndaj Athletic Bilbaos. Këto tre gola e quan në total prej 14 sosh këtë sezon në La Liga, duke u radhitur në vendin e…
Sport
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, është duke kaluar formë të jashtëzakonshme në këtë sezon.
Këtë fakt e konfirmoi edhe ndeshja e fundit në fundjavë, ku shënoi hatrick në fitoren 3-2 të Mallorcas ndaj Athletic Bilbaos.
Këto tre gola e quan në total prej 14 sosh këtë sezon në La Liga, duke u radhitur në vendin e 6-të në renditjen e “Këpucës së Artë” Evropiane.
Harry Kane ka kaluar i vetëm në krye të renditjes. Goli i realizuar kundër Leipzig i ka dhënë mundësinë sulmuesit anglez të shkëputet nga norvegjezi Erling Haaland dhe të qëndrojë përpara Kylian Mbappé.
Serie A vazhdon të mbetet jashtë zonës “top-20”. Edhe pse është kryegolashënues i kampionatit italian, Lautaro Martinez ka realizuar vetëm 11 gola dhe ështënë vendin e 22-të në këtë klasifikim.
Sistemi i pikëzimit llogaritet duke shumëzuar numrin e golave me koeficientin e UEFA-s, i cili ndryshon sipas kampionateve.
Pesë ligat kryesore europiane (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani, Francë) kanë koeficient 2 pikë për gol.
Kampionatet e renditura nga vendi i 6-të deri në të 22-in marrin 1.5 pikë për gol, ndërsa të tjerat 1 pikë.
Renditja aktuale e “Këpucës së Artë”:
1.Harry Kane (Bayern Munich) – 42 pikë
2.Erling Haaland (Manchester City) – 40
3.Kylian Mbappé (Real Madrid) – 38
4.Igor Thiago (Brentford) – 32
5.Darko Lemajic (RFS) – 28
6.Vedat Muriqi (Mallorca) – 28
7.Ayase Ueda (Feyenoord) – 27
8.August Priske (Djugardsen) – 27
9.Daniel Karlsbakk (Sarpsborg) – 27
10.Ibrahim Diabate (GAIS) – 27