Kanosi me armë fqinjin e tij në Randobravë të Prizrenit, i sekuestrohen armë të dyshuarit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje rreth orës 17:45, pas një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Randobravë të Prizrenit, njëri nga ta ka marrë armën dhe ka kanosur tjetrin, fqinjin e tij. Policia pas identifikimit të të dyshuarit, i kanë bastisur shtëpinë e tij. Gjate bastisjes janë hasur dhe sekuestruar: -Një revole me…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje rreth orës 17:45, pas një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Randobravë të Prizrenit, njëri nga ta ka marrë armën dhe ka kanosur tjetrin, fqinjin e tij.
Policia pas identifikimit të të dyshuarit, i kanë bastisur shtëpinë e tij.
Gjate bastisjes janë hasur dhe sekuestruar:
-Një revole me dy karikator me 30 fishekë,
-Një pushke gjuetie pa fishekë dhe
-Një pushke luftarake me një karikator pa fishekë.
“Sektori Rajonal i Hetime nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke e hetuar rastin. I dyshuari me aktvendim te prokurorit është ndaluar për në ndalim policor për 48 ore. Kundër tij është filluar procedura penale për veprat penale “Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit” dhe “ Kanosje” Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: