Tragjedia hekurudhore në Spanjë, Osmani: Kosova solidarizohet me popullin spanjoll në këtë kohë të vështirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor që ka ndodhur në Spanjë. Ajo iu ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, shkruan lajmi.net. “Lajme të dhimbshme nga Spanja jugore pas një aksidenti tragjik hekurudhor që ka marrë shumë jetë dhe ka lënë shumë të tjerë të plagosur.…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor që ka ndodhur në Spanjë.
Ajo iu ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, shkruan lajmi.net.
“Lajme të dhimbshme nga Spanja jugore pas një aksidenti tragjik hekurudhor që ka marrë shumë jetë dhe ka lënë shumë të tjerë të plagosur. Ngushëllimet tona të sinqerta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe urimet tona për shërim të shpejtë të të gjithë të lënduarve. Kosova solidarizohet me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Osmani.
Numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë është rritur në 39 dhe 152 persona të tjerë janë plagosur, raportoi transmetuesi shtetëror spanjoll RTVE, duke u thirrur në burime policore.
Paraprakisht, autoritetet spanjolle kishin konfirmuar vdekjen e 21 personave, pasi të dielën një tren i shpejtë doli nga shinat dhe u përplas me një tren tjetër që po vinte në drejtim të kundërt në jug të Spanjës.
Aksidenti ndodhi në afërsi të Adamuzit, provincë e Kordobës, që gjendet rreth 360 kilometra në jug të kryeqytetit, Madrid. /Lajmi.net/