I dyti në PDK për humbje të votave gjatë rinumërimit, reagon Hasani: Emri im u përdor për manipulime të papranueshme zgjedhore

Kandidati i PDK-së për deputet, Nait Hasani ka reaguar pasi që është i dyti me radhë në partinë e tij për nga humbja e votave gjatë rinumërimit. Ai ka thënë se në zgjedhje të 28 dhjetorit, është cenuar rëndë vullneti i lirë i qytetarëve dhe është sulmuar drejpërdrejt dinjiteti i tij politik dhe kombëtar. “Me…

Lajme

19/01/2026 09:48

Kandidati i PDK-së për deputet, Nait Hasani ka reaguar pasi që është i dyti me radhë në partinë e tij për nga humbja e votave gjatë rinumërimit.

Ai ka thënë se në zgjedhje të 28 dhjetorit, është cenuar rëndë vullneti i lirë i qytetarëve dhe është sulmuar drejpërdrejt dinjiteti i tij politik dhe kombëtar.

“Me atë që pash në rinumrim, votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore. Ky veprim përbën jo vetëm shkelje ligjore, por edhe akt të rëndë moral dhe politik. Unë refuzoj kategorikisht çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarit. Nuk kam hyrë në politikë për të fituar me mashtrime, por për të fituar me besim. Nuk kam nevojë për vota të vjedhura, sepse respektoj votën e ndershme më shumë se çdo rezultat”, ka thënë Hasani.

Ai ka shtuar se drejtësia nuk duhet të heshtë dhe se as ai nuk do të hesht.

“Unë do të vazhdoj të qëndroj në anën e qytetarëve, në anën e votës së lirë dhe në anën e së vërtetës, edhe nëse kjo rrugë është më e vështirë. Ky reagim nuk është për të mbrojtur vetëm emrin tim, por për të mbrojtur të ardhmen demokratike të Kosovës”, ka shtuar Hasani.

Ai gjatë rinumërimit, proces që nuk ka përfunduar ende, i ka humbur 3 mijë e 414 vota. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: