​Trajneri i Marokut: Finalja la njollë në imazhin e futbollit afrikan

Trajneri i Marokut, Walid Regragui, ka shprehur zhgënjimin e tij për mënyrën se si u pasqyrua futbolli afrikan pas skenave kaotike në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, të zhvilluar në Rabat, ku Senegali kërcënoi largimin nga fusha. “E përgëzojmë Senegalin, edhe nëse imazhi që i dhamë futbollit afrikan është zhgënjyes”, u shpreh Regragui,…

Sport

19/01/2026 08:55

Trajneri i Marokut, Walid Regragui, ka shprehur zhgënjimin e tij për mënyrën se si u pasqyrua futbolli afrikan pas skenave kaotike në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës, të zhvilluar në Rabat, ku Senegali kërcënoi largimin nga fusha. “E përgëzojmë Senegalin, edhe nëse imazhi që i dhamë futbollit afrikan është zhgënjyes”, u shpreh Regragui, duke pranuar se ajo që ndodhi nuk i shërbeu aspak reputacionit të garës.

Tekniku maroken u ndal edhe te momenti vendimtar i ndeshjes, penalltia e dhënë në minutat e fundit për Marokun, e cila u humb nga Brahim Diaz. “Jemi të zhgënjyer për të gjithë tifozët marokenë. Kur ke një penallti në minutën e fundit, ndien se fitorja është kaq afër, por në fund, futbolli të ndëshkon. Është për të ardhur keq”, tha ai.

Pavarësisht humbjes dhe tensioneve, Regragui dha një mesazh për të ardhmen, duke theksuar se skuadra nuk do të ndalet. “Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe Maroku do të kthehet më i fortë”, përfundoi trajneri i përfaqësueses marokene.