KQZ mban sot mbledhje, pritet vendim për rinumërimin e votave
Komisioni Qëndror Zgjedhor do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës. Kjo mbledhje po zhvillohet derisa në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po vazhdon rinumërimi i votave. E sipas informacioneve të pakonfirmuara në këtë mbledhje sot pritet të diskutohet për mundësinë e numërimit të përgjithshëm të votave nga zgjedhjet 28 dhjetorit. Mbledhja nis në ora 13:30,…
Lajme
Komisioni Qëndror Zgjedhor do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.
Kjo mbledhje po zhvillohet derisa në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po vazhdon rinumërimi i votave.
E sipas informacioneve të pakonfirmuara në këtë mbledhje sot pritet të diskutohet për mundësinë e numërimit të përgjithshëm të votave nga zgjedhjet 28 dhjetorit.
Mbledhja nis në ora 13:30, transmeton lajmi.net.
- Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të KQZ Nr. 100, 101, 102, 103, 104,105, 106, 107, 108, dhe 109/2025, si dhe 01 dhe 02/2026
- Këshillat e KQZ
3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore
3.1.1. Raport i procesit të rinumerimit në QNR
- Të ndryshme./Lajmi.net/