Stafi i tij thotë se po i bën “përgatitjet e fundit” për agjendën në Davos, Kurti ka disa aktivitete atje
Kosova, sivjet për herë të dytë, do të prezantohet me Shtëpinë e Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror “Davos 2026”. Faqja zyrtare “House of Kosova” në rrjetin “X”, njofton se për këtë ngjarje “janë duke u bërë përgatitjet e fundit”. “Përgatitjet e fundit janë duke u zhvilluar, ndërsa po i japim dorën e fundit hapjes së…
Lajme
Kosova, sivjet për herë të dytë, do të prezantohet me Shtëpinë e Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror “Davos 2026”.
Faqja zyrtare “House of Kosova” në rrjetin “X”, njofton se për këtë ngjarje “janë duke u bërë përgatitjet e fundit”.
“Përgatitjet e fundit janë duke u zhvilluar, ndërsa po i japim dorën e fundit hapjes së Shtëpisë së Kosovës në Davos”, thuhet në postim.
Pjesë e këtyre përgatitjeve janë këshilltarët e Kurtit, ndërkohë që nuk dihet nëse i njëjti ka udhëtuar drejt Davosit, ku mbahet forumi nga 19-23 janar.
Final preparations underway as we put the finishing touches in place ahead of the opening of House of Kosova in Davos. pic.twitter.com/MIwicOMhF0
— House of Kosova (@houseofkosova_) January 18, 2026
Ndërsa, në një tjetër postim të tyre, bëhet e ditur se në panelin për “Demokracinë, Sigurinë dhe Qeverisjen në një Epokë të Re” do të jetë Albin Kurti, Kryeministër në detyrë.
Detaje KËTU