Rutte bisedon me Trumpin për situatën në Grenlandë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot se ai foli me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, “rreth situatës së sigurisë” në Groenlandë dhe Arktik, në një kohë kur vendet europiane janë të shqetësuara nga kërcënimet për tarifa shtesë të bëra nga kreu i Shtëpisë së Bardhë. “Fola me Trumpin rreth situatës së sigurisë…
Bota
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot se ai foli me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, “rreth situatës së sigurisë” në Groenlandë dhe Arktik, në një kohë kur vendet europiane janë të shqetësuara nga kërcënimet për tarifa shtesë të bëra nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.
“Fola me Trumpin rreth situatës së sigurisë në Groenlandë dhe Arktik. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje dhe mezi pres ta takoj atë në Davos më vonë këtë javë”, ka shkruar Mark Rutte, në X.
Dje, Trump kërcënoi tetë vende evropiane me tarifa prej 10% duke filluar nga 1 shkurti, të cilat do të rriten në 25% duke filluar nga 1 qershori – Britania, Franca, Gjermania, Danimarka, Norvegjia, Holanda, Suedia, Finlanda.
Vendet e BE-së të prekura nga masa kanë thënë se do të vendosin për një përgjigje të përbashkët.