Anëtari i PDK-së në KQZ: Procesi zgjedhor duhet të kalojë në sistem elektronik

Rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka zbardhur manipulime me vota që shkojnë deri në mbi 4 mijë vota për një kandidat të vetëm. Devijimet më të mëdha në vota deri më tash kanë rezultuar në Prizren, ku më e prekura është Partia Demokratike e Kosovës. Të dhënat e fundit nga QNR…

Lajme

18/01/2026 13:56

Rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka zbardhur manipulime me vota që shkojnë deri në mbi 4 mijë vota për një kandidat të vetëm. Devijimet më të mëdha në vota deri më tash kanë rezultuar në Prizren, ku më e prekura është Partia Demokratike e Kosovës.

Të dhënat e fundit nga QNR tregojnë një diskrepancë serioze mes votave të raportuara dhe atyre reale në kuti, veçanërisht mes kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Së fundmi, ka reaguar anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi.

Gashi, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar reformë në mënyrën e votimit.

”Numërimi elektronik i votave, Skanim/ lexim elektronik i fletëvotimeve; Ruajtje e fletëvotimit fizik për auditim dhe verifikim; Identifikimi elektronik i votuesve; Verifikim elektronik në vendvotim; Heqje përfundimtare e përdorimit të ngjyrës në thonj; Verifikim në kohë reale me regjistrin civil;  Votimi i hershëm dhe me postë

Për: policinë, ushtrinë, personat me nevoja të veçanta, të burgosurit, të moshuarit mbi 75 vjeç dhe qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit për nëvoja të arsyeshme. Përfaqësimi real i diasporës (kërkon ndryshime ligjore); Vende të veçanta në Kuvend; Krijimi i njësive zgjedhore për diasporën”, ka shkruar Gashi.

Positmi i plotë: