Granit Rugova shpall kandidaturën për kryetar të KB Prishtinës
Granit Rugova, ka konfirmuar kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e skuadrës kryeqytetase të basketbollit, KB Prishtina. Në një postim në Facebook, Rugova thekson se vendimi për kandidim nuk lidhet me ambicie personale, por me dëshirën për të përdorur përvojën, njohuritë dhe energjinë e tij në menaxhimin e klubit. Ai shprehet se synon të…
Sport
Granit Rugova, ka konfirmuar kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e skuadrës kryeqytetase të basketbollit, KB Prishtina.
Në një postim në Facebook, Rugova thekson se vendimi për kandidim nuk lidhet me ambicie personale, por me dëshirën për të përdorur përvojën, njohuritë dhe energjinë e tij në menaxhimin e klubit. Ai shprehet se synon të bashkojë PLISAT, qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë tifozët e klubit për të rikthyer Prishtinën në rrugën e fitoreve dhe sukseseve, transmeton lajmi.net.
“Prishtina ka qenë pjesë e pandashme e jetës sime që nga paslufta. Ky klub më ka formuar si basketbollist, sportist dhe si njeri. Pas karrierës si lojtar, kam vazhduar të kontribuoj në udhëheqjen e sportit, si pjesë e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe më pas si Drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës. Kjo përvojë më ka dhënë një pamje të qartë se si duhet të udhëhiqet një klub i madh me vizion, stabilitet dhe transparencë,” shkruan Rugova.
Postimi i plotë: