Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Fushë Kosovës
Të hënën, më 19 janar, pritet të fillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e Komunës së Fushë Kosovës. Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi të kësaj komune në Facebook. “Pas stabilizimit të gjendjes së krijuar nga vërshimet, si dhe sanimit të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkollat ku kishte…
Lajme
Të hënën, më 19 janar, pritet të fillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e Komunës së Fushë Kosovës.
Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi të kësaj komune në Facebook.
“Pas stabilizimit të gjendjes së krijuar nga vërshimet, si dhe sanimit të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkollat ku kishte prishje, tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për fillimin normal të procesit mësimor”.
Drejtoria për Arsim ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.
“Nxënës të dashur, ju urojmë mbarësi në mësime, ndërsa mësimdhënësve u shprehim mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj”, thuhet në njoftim.