Dalin pamjet nga sulmi ndaj stafit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës
Janë publikuar pamjet nga momenti i sulmit ndaj stafit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Rasti ka shkaktuar reagime dhe është duke u trajtuar nga organet kompetente. Bazuar në informacionet, dyshohet se personat që sulmuan tre viktimat, i kanë gjuajtur ata me karrige. “Sulmi ka ndodhur teksa infermierja dhe punëtorët fizikë po zbatonin respektimin e rregullave…
Lajme
Janë publikuar pamjet nga momenti i sulmit ndaj stafit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
Rasti ka shkaktuar reagime dhe është duke u trajtuar nga organet kompetente.
Bazuar në informacionet, dyshohet se personat që sulmuan tre viktimat, i kanë gjuajtur ata me karrige.
“Sulmi ka ndodhur teksa infermierja dhe punëtorët fizikë po zbatonin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe mospraninë e personave të paautorizuar. Në dhomën e këtij pacienti janë futur 6 familjarë, derisa zyrtarët e spitalit kanë kërkuar që të largohen disa prej tyre.
Shikoni pamjet: VIDEO