Spitali njofton për gjendjen e të miturit që u godit nga vetura në Mitrovicë

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka njoftuar për gjendjen e të miturit i cili u godit sonte nga vetura në Mitrovicë, për të cilin rast raportoi Klan Kosova. “Një fëmijë i lindur në vitin 2013 (i gjinisë mashkullore), rreth orës 19:55 ka kërkuar ndihmë mjekësore në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”,…

Lajme

16/01/2026 23:30

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka njoftuar për gjendjen e të miturit i cili u godit sonte nga vetura në Mitrovicë, për të cilin rast raportoi Klan Kosova.

“Një fëmijë i lindur në vitin 2013 (i gjinisë mashkullore), rreth orës 19:55 ka kërkuar ndihmë mjekësore në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, si pasojë e goditjes nga një automjet”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.

“Ekipi mjekësor ka ofruar ekzaminim emergjent, përfshirë masat reanimatore”.

Spitali ka njoftuar se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetë, dhe tha se ai i ka pësuar lëndimet në fytyrë.

“Në bashkëpunim me ekipin e Shërbimit të Radiologjisë është kryer Tomografia e Kompjuterizuar (CT), si dhe janë realizuar analizat laboratorike. Po ashtu, është konsultuar mjeku kujdestar ortoped”.

“Fëmija është jashtë rrezikut për jetë dhe është referuar për në QKUK për konsultë të mëtejshme me specialistët e Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale”.

“Lëndimet janë në pjesën e fytyrës/sinuseve, por jashtë rrezikut për jetë”.