Gjendet 17-vjeçari gjilanas, i zhdukur nga 2 janari
Pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së Kosovës, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët dhe mediat, është gjetur personi i shpallur më herët si i humbur, Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri. Sipas njoftimit zyrtar, Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me banim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, është gjetur në gjendje të…
Lajme
Pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së Kosovës, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët dhe mediat, është gjetur personi i shpallur më herët si i humbur, Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri.
Sipas njoftimit zyrtar, Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me banim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, raporton lajmi.net
Ai aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku po zhvillohen procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka falënderuar mediat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin, informacionet e ofruara dhe përkrahjen e treguar gjatë kërkimit, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zbardhjen e këtij rasti./Lajmi.net/