Aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardianeje, i kishte rrahur e torturuar në mënyrë çnjerzore gratë në Lipjan
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj N.C., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Sipas aktakuzës, e pandehura dyshohet se gjatë viteve 1998–1999, në kohën e luftës në Kosovë, në cilësinë e personit zyrtar dhe gardiane në Burgun e Prishtinës, paralelja për gra në Lipjan, ka…
Lajme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj N.C., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas aktakuzës, e pandehura dyshohet se gjatë viteve 1998–1999, në kohën e luftës në Kosovë, në cilësinë e personit zyrtar dhe gardiane në Burgun e Prishtinës, paralelja për gra në Lipjan, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare. Ajo akuzohet se veprat i ka kryer në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të këtij institucioni korrektues.
Prokuroria pretendon se N.C. ka keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke i kanosur për jetën dhe duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tyre. Sipas aktakuzës, të burgosurat janë torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, përfshirë shkopinj gome, si dhe përmes shqelmave dhe grushteve, deri në humbje të vetëdijes, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Si pasojë e këtyre veprimeve, viktimat kanë përjetuar dhunë të rëndë psikologjike, gjendje ankthi dhe frike, si dhe u është cenuar rëndë dinjiteti njerëzor.
Rasti është dërguar për shqyrtim në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj N.C., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.C., gjatë periudhës 1998-1999, në cilësinë e personit zyrtar-gardiane në Burgun e Prishtinës, paralelja për gra në Lipjan, në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë të burgut, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës.
Sipas aktakuzës, N.C., gjatë gjithë kësaj periudhe, në mënyrë sistematike, i ka keqtrajtuar të burgosurat shqiptare, duke i kanosur për jetë dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme , si shkop gome, shqelma dhe grushte, deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Si pasojë e këtyre rrahjeve, viktimat kanë pësuar dhunë psikike, gjendje ankthi dhe frike, dhe u është cenuar rëndë dinjiteti njerëzor.
Rasti i ka kaluar për shqyrtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë./lajmi.net/