Hamza takon shefen e re të Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, flasin për prioritetet ekonomike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim me shefen e re të Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carol Megevand. Gjatë takimit, Hamza i ka uruar suksese Megevand në detyrën e saj të re, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim me shefen e re të Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carol Megevand.
Gjatë takimit, Hamza i ka uruar suksese Megevand në detyrën e saj të re, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore u ka dhënë institucioneve të Kosovës në funksion të zhvillimit ekonomik dhe institucional të vendit, transmeton lajmi.net.

Në fokus të bisedimeve kanë qenë zhvillimet aktuale ekonomike dhe prioritetet kryesore të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në nevojën për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Hamza ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit të qëndrueshëm me partnerët ndërkombëtarë, duke nënvizuar se një partneritet i tillë është kyç për realizimin e vizionit për zhvillim afatgjatë dhe forcim ekonomik të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka zhvilluar sot një takim me shefen e re të Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carol Megevand.
Kryetari Hamza i ka uruar suksese znj. Megevand në misionin e saj, si dhe i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore ndaj institucioneve tona, në funksion të zhvillimit të Kosovës.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale dhe prioritetet ekonomike të Republikës së Kosovës duke vënë theksin te nevojat reale për rritje ekonomike dhe hapje të vendeve të reja të punës.
Kryetari Hamza tutje theksoi se Kosova duhet të forcojë bashkëpunimin e ngushtë dhe të qëndrueshëm me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të vizionit për forcimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit./lajmi.net/