​Interi blindon talentin e tyre, Premier League mbetet në pritje

Interi po përgatit një ofertë të re për zgjatjen e kontratës së Francesco Pio Espositos, mes interesimit në rritje nga disa klube të Premier League. Sipas Tuttosport, klubi zikaltër synon ta lidhë sulmuesin deri në qershor të vitit 2031, duke i shtuar edhe një vit kontratës aktuale që skadon në 2030. Produkt i akademisë së…

Sport

16/01/2026 13:15

Interi po përgatit një ofertë të re për zgjatjen e kontratës së Francesco Pio Espositos, mes interesimit në rritje nga disa klube të Premier League. Sipas Tuttosport, klubi zikaltër synon ta lidhë sulmuesin deri në qershor të vitit 2031, duke i shtuar edhe një vit kontratës aktuale që skadon në 2030.

Produkt i akademisë së Interit, Pio Esposito u rikthye në San Siro pas dy sezoneve huazim te Spezia dhe këtë edicion ka fituar hapësirë të rëndësishme në ekip. Drejtuesit pritet të takohen së shpejti me agjentin e lojtarit, Mario Giuffredi, për të finalizuar marrëveshjen, e cila parashikon rritje të ndjeshme page nga 1.1 milion euro në mbi 2.5 milion euro me bonuse.

Në sezonin 2025/26, 20-vjeçari ka regjistruar katër gola dhe pesë asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka bërë edhe debutimin me kombëtaren e parë të Italisë. Forma dhe progresi i tij kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, por Interi duket i vendosur ta mbajë si pjesë kyçe të projektit të së ardhmes.