Abdixhiku vazhdon të bie në votë nga rinumërimi- Ja kush shtoi vota e kush humbi në LDK
KQZ po vazhdon të publikojë rezultatet e rinumërimit të votave nga qendrat e votimeve për të cilat është marrë vendim për rinumërim. Në ueb-faqen e KQZ-së këtë herë është bërë edhe një rubrikë e veçantë për ndryshimet e votave nga rinumërimi. Kësisoj, qytetarët mund të shohin direkt këto ndryshime. E nga këto rinumërimi personi që…
Lajme
KQZ po vazhdon të publikojë rezultatet e rinumërimit të votave nga qendrat e votimeve për të cilat është marrë vendim për rinumërim.
Në ueb-faqen e KQZ-së këtë herë është bërë edhe një rubrikë e veçantë për ndryshimet e votave nga rinumërimi.
Kësisoj, qytetarët mund të shohin direkt këto ndryshime.
E nga këto rinumërimi personi që ra në votë më së shumti është lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
-21 vota është Lumir Abdixhiku, -9 Hykmete Bajrami, -17 Zeni Krasniqi, -12 Serbeze Mucaj, -19 Xhafer Gashi, – 10 Sadri Berisha, -11 Rrezarta Krasniqi, -8 Alban Zogaj.
Kurse vota më tepër iu shtuan këtyre deputetëve nga radhët e LDK-së.
+5 Ukë Rugova, +5 Xhavit Uka, +6 Esra Myrtezani, +6 Ermal Sadiku, +9 Paris Guri, +3 Adelina Thaqi-Meta, + 5 Fetah Rudi, +5 Xhavit Uka./Lajmi.net/