Rinumërimi i votave- ja kush nga Vetëvendosje humbi e kush shtoi vota
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se procesi i rinumërimit të votave është përmbyllur në 15 komuna. Bazuar në këto të dhëna janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime. E derisa po vazhdon ky rinumërim, Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar edhe të hënat se kujt po i bien votat, e kujt i është shtuar…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se procesi i rinumërimit të votave është përmbyllur në 15 komuna.
Bazuar në këto të dhëna janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime.
E derisa po vazhdon ky rinumërim, Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar edhe të hënat se kujt po i bien votat, e kujt i është shtuar numri i tyre.
Në votat e rinumëruara deri tani e që janë 217 vendvotimet, në Lëvizjen Vetëvendosje një numri të madh të kandidatëve u janë minusuar në total 976 vota.
Derisa disa prej kandidatëve u janë shtuar në total 345 vota.
Prej kandidatëve për deputetë që u janë minusuar më së shumti vota, prin Filiz Mustafa me 228 vota, Albin Kurti me minus 91 vota, Jeton Raka me 73 vota, Glauk Konjufca me minus 67, Valon Hoti 49, Ali Dula me -42, Aferdita Hajrizi me 36, Agim Bahtiri me 33.
Ndërsa prej kandidatëve që u janë shtuar vota pas rinumërimit, prin Shqipe Selimi me 36 vota plus, Ejup Maqedonci me 27, Alban Bajrami me 25, Labinotë Demi me 20, Fatos Geci me 19, Zef Morina me 11 vota plus, Ilir Kërçeli me 11 vota, Diana Qarkaxhija me 4 vota plus, Mimoza Kusari me 7vota plus.
Procesi i rinumërimit do të vazhdojë në të gjitha qendrat ku KQZ ka vendosur për rinumërim, e që janë 914 vendvotime./Lajmi.net/