Zyrtare: Peci e emëron nënkryetar të komunës të dënuarin për vjedhje të votave, Enis Osmani
Enis Osmani do të jetë nënkryetar i ri i komunës së Mitrovicës së Jugut. Ky vendim është marrë nga kryetari i komunës, Faton Peci, transmeton lajmi.net. Kush është Enis Osmani? Enis Osmani, ish-këshilltari i Pecit sa ishte ministër, ishte dënuar dy herë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dhe dënimet e tij kishin ardhur për shkak…
Lajme
Enis Osmani do të jetë nënkryetar i ri i komunës së Mitrovicës së Jugut.
Ky vendim është marrë nga kryetari i komunës, Faton Peci, transmeton lajmi.net.
Enis Osmani, ish-këshilltari i Pecit sa ishte ministër, ishte dënuar dy herë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dhe dënimet e tij kishin ardhur për shkak të vjedhjes së votave.
Në rastin e parë Osmani ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, dënim me gjobë prej 1 mijë e 500 euro.
Kurse në rastin e dytë Osmani dënohet me burgim me kusht prej 1 viti për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019.
Ai e kishte pranuar fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimeve në zgjedhjet e vitit 2017, në një qendër votimi në fshatin Bare të Mitrovicës.
Osmani kishte deklaruar se e pranon fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, duke shtuar se ka mundur të ndodhë për shkak të neglizhencës dhe lodhjes pasi të njëjtën ditë ka punuar rreth 27 orë.
“Ndoshta ka qenë puna që iu kam besuar më shumë se që duhet anëtarëve të komisionit, më vjen keq për këtë që ka ndodhur, premtoj se nuk do ta përsëris asnjëherë”, deklaronte Osmani atëkohë./lajmi.net/