Policia me bastisje në dy lokacione në Duboc të Vushtrrisë, gjenden armë e fishekë
Një rast i mbajtjes në pronësi të armëve pa leje është raportuar në Duboc të Vushtrrisë. Pas marrjes së një informate njësitet policore kanë kryer bastisje në dy lokacione, ku në lokacionin e parë nuk është gjetur diçka e dyshimtë, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur dhe sekuestruar, një pushkë gjysmë automatike, një armë…
Lajme
Një rast i mbajtjes në pronësi të armëve pa leje është raportuar në Duboc të Vushtrrisë.
Pas marrjes së një informate njësitet policore kanë kryer bastisje në dy lokacione, ku në lokacionin e parë nuk është gjetur diçka e dyshimtë, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur dhe sekuestruar, një pushkë gjysmë automatike, një armë e gjuetisë, një armë tytë-shkurtër, një karikator, 28 fishekë të llojeve të ndryshme, 16 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe një çantë për vendosjen e fishekëve.
Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga ta lirohet në procedurë të rregullt, kurse tjetri dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/