Tri vjedhje në shkolla në Smirë të Vitisë, arrestohen dy të dyshuarit
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë në Smirë të Vitisë në lidhje me tri raste të vjedhjeve të rënda në shkolla. Njësite policore me urdhër të gjykatës kanë kryer kontroll të shtëpive dhe lokaleve në dy lokacione të ndryshme, ku edhe janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i dëshmive, gjërave të vjedhura…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë në Smirë të Vitisë në lidhje me tri raste të vjedhjeve të rënda në shkolla.
Njësite policore me urdhër të gjykatës kanë kryer kontroll të shtëpive dhe lokaleve në dy lokacione të ndryshme, ku edhe janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i dëshmive, gjërave të vjedhura në shkolla.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Lajmi.net/