Digjet shtëpia në Vushtrri, vdes një grua

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Gracë të Vushtrrisë. Si pasojë e zjarrit që dogji shtëpinë, ka humbur jetën një grua 80 vjeçare. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë…

Lajme

16/01/2026 08:36

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Si pasojë e zjarrit që dogji shtëpinë, ka humbur jetën një grua 80 vjeçare.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia bëri të ditur se ka nisur hetimet për të shtjelluar rastin, transmeton lajmi.net.

“Me datën 15 janar 2026, rreth orës 22:20, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gracë të Vushtrrisë, një shtëpi banimi është kapluar nga zjarri. Njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Si pasojë e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri , në vendngjarje ka humbur jetën viktima femër, e moshës rreth 80-vjeçare. Ekipet emergjente mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin kompetent janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka njoftua Policia./Lajmi.net/