Policia e Kosovës ekstradon nga Anglia të kërkuarin me urdhërarrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka ekstraduar sot një shtetas kosovar nga Anglia, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Ekstradimi u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitet tjera relevante të policisë dhe institucionet e drejtësisë, në bashkëpunim me…
Lajme
Policia e Kosovës ka ekstraduar sot një shtetas kosovar nga Anglia, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ekstradimi u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitet tjera relevante të policisë dhe institucionet e drejtësisë, në bashkëpunim me autoritetet angleze.
Pas ardhjes në Kosovë, i dyshuari është dorëzuar njësive përkatëse policore për të vazhduar me procedurat ligjore.
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, me qëllim parandalimin dhe hetimin e aktiviteteve kriminale, si dhe kapjen e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit./lajmi.net/