Arrestohen dy 18-vjeçar në Obiliq, dyshohen për disa vjedhje të rënda në rajonin e Prishtinës
Dy persona të moshës 18-vjeçare janë arrestuar në Obiliq, nën dyshimin se janë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve të rënda, të raportuara kryesisht në rajonin e Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për lajmi.net se të dyshuarit dyshohet se kanë kryer vjedhje të parave nga aparatet e…
Lajme
Dy persona të moshës 18-vjeçare janë arrestuar në Obiliq, nën dyshimin se janë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve të rënda, të raportuara kryesisht në rajonin e Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për lajmi.net se të dyshuarit dyshohet se kanë kryer vjedhje të parave nga aparatet e pagesave për larje veturash me vetëshërbim.
Sipas saj, pas një pune intensive hetimore, zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Stacionit Policor në Obiliq kanë arritur të identifikojnë gjithsej gjashtë persona të dyshuar për këto raste, ndërsa dy prej tyre janë arrestuar.
“Personat e arrestuar janë B.B. dhe D.O., të dy meshkuj, 18 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës. Të njëjtit dyshohet se janë të përfshirë në së paku tetë raste të vjedhjeve të rënda”, ka bërë të ditur Ahmeti..
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë dhe policia është në kërkim të edhe katër personave të tjerë të dyshuar, të cilët tashmë janë identifikuar./lajmi.net/