Sulm me karrige, të përfshirë familjarët e pacientit – detaje nga rrahja në Spitalin e Mitrovicës
Incidenti i sotëm në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, ku një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik u sulmuan, tashmë po hetohet nga Policia dhe Prokuroria – teksa janë zbuluar detaje të reja. Gjithçka dyshohet se ndodhi pas një konflikti verbal që lidhej me kërkesën e punëtores shëndetësore dhe dy…
Lajme
Gjithçka dyshohet se ndodhi pas një konflikti verbal që lidhej me kërkesën e punëtores shëndetësore dhe dy rojeve, qe të respektohen rregullat e hyrjes në repart.
Bazuar në informacionet e para qe ka marrë gazetarja, dyshohet se personat që sulmuan tre viktimat, i kanë gjuajtur ata me karrige, raporton Klan Kosova.
“Sulmi ka ndodhur teksa infermierja dhe punëtorët fizikë po zbatonin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe mospraninë e personave të paautorizuar.
Sipas burimeve jozyrtare kemi mësuar se në dhomën e këtij pacienti janë futur 6 familjarë, derisa zyrtarët e spitalit kanë kërkuar që të largohen disa prej tyre.
Megjithatë, kjo është kundërshtuar dhe sipas të njëjtave burime, pas një shkëmbimi fjalësh ka eskaluar në sulm fizik. Ku sipas këtyre burimeve, njëri punëtor i sigurimit fizik është sulmuar me një karrige në kokë, ndërsa tjetrit i janë thyer syzet – derisa infermierja është sulmuar në shpinë.”
Bajrami tha se këto informacione akoma nuk janë konfirmuar, ndërsa bëri të ditura edhe veprimet e Policisë.