Arrestohet një person në Prishtinë – Dyshohet se ka vjedhur tre kompjuterë në vlerë mbi 5 mijë e 500 euro në një kompani

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë në natën e Vitit të Ri, saktësisht më 31 dhjetor 2025 rreth orës 21:00. Hajnat në një kompani private kanë vjedhur tre kompjuterë në vlerë rreth 5 mijë e 600 euro, shkruan lajmi.net. Dje, është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.…

Lajme

15/01/2026 11:34

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë në natën e Vitit të Ri, saktësisht më 31 dhjetor 2025 rreth orës 21:00.

Hajnat në një kompani private kanë vjedhur tre kompjuterë në vlerë rreth 5 mijë e 600 euro, shkruan lajmi.net.

Dje, është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 31.12.2025 – 21:00. Më 14.01.2026 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas i njejti dyshohet se kishte vjedhur nga një kompani private tre kompjuterë në vlerë rreth 5600 €. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/