I gjetën mbi 10 mijë euro në një lokal në Pejë, dy qytetarë i kthyen në Polici – I dorëzohen pronarit
Policia e Kosovës në Pejë, ka njoftuar se më 10 janar, një qytetar ka raportuar në Polici se në një lokal në rrugën “Vllezërit Gërvalla” në Pejë, i ka humbur 10 mijë e 50 euro. Më 13 janar, dy qytetarë nga Peja, i kanë dorëzuar në Polici shumën e njëjtë të parave që i kanë…
Lajme
Policia e Kosovës në Pejë, ka njoftuar se më 10 janar, një qytetar ka raportuar në Polici se në një lokal në rrugën “Vllezërit Gërvalla” në Pejë, i ka humbur 10 mijë e 50 euro.
Më 13 janar, dy qytetarë nga Peja, i kanë dorëzuar në Polici shumën e njëjtë të parave që i kanë gjetur në një lokal në rrugën e lartëcekur, shkruan lajmi,.net.
“Policia ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur tё hollat, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe pas hetimeve tё nevojshme nё koordinim me prokurorin e Shtetit, nga zyrtarët Policor ju kanё kthyer tё hollat. Policia e Kosovës, falënderon qytetaret për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, ka thënë Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: