“Unë nuk e mbroj UÇK-në, ajo më mbron mua” – Rremi kujton kur para 7 vitesh ishte në Hagë: E vërteta duhet të dal në dritë

Rrustem Mustafa – Rremi, ka kujtuar kur para 7 viteve ishte në Hagë, për çka tha se shkoi të mbronte një të vërtetë që ende po vonohet. Ai tregon përgjigjen që kishte dhënë kur ishte pyetur nga gazetarët “A do ta mbroni UÇK-në”?. “U përgjigja pa asnjë dilemë: Unë nuk e mbroj UÇK-në. Sot, UÇK…

Lajme

15/01/2026 10:48

Rrustem Mustafa – Rremi, ka kujtuar kur para 7 viteve ishte në Hagë, për çka tha se shkoi të mbronte një të vërtetë që ende po vonohet.

Ai tregon përgjigjen që kishte dhënë kur ishte pyetur nga gazetarët “A do ta mbroni UÇK-në”?.

“U përgjigja pa asnjë dilemë: Unë nuk e mbroj UÇK-në. Sot, UÇK më mbron mua”, ka shkruar Rremi teksa kujton një deklaratë të para 7 viteve.

Ai ka thënë se pas shtatë viteve vonesa të paprecedenta në histori të drejtësisë, udhëheqësit e UÇK-së duhet të jenë të lirë, ndërsa ka thënë se e vërteta nuk mund të mbahet peng pafundësisht dhe se duhet të dal në dritë, tani.

“UÇK-ja, përmes aleancës historike me NATO-n, ndryshoi përgjithmonë kahun politik dhe strategjik të Ballkanit, duke e orientuar Kosovën drejt Perëndimit dhe duke e shkëputur nga blloku ruso-serb dhe politikat e errëta të Lindjes. Veçantia e luftës së Kosovës qëndron te fuzioni UÇK–NATO: një ushtri e vogël që kërkonte liri dhe një aleancë e madhe që mbronte demokracinë dy forca me objektiva të përbashkëta”, ka shkruar Rremi.

Ai ka thënë se pas çlirimit, lufta vazhdoi në forma tjera, si propaganda, shantazh, fabrikim të pavërtetash, përpjekje për të rrënuar aleancën UÇK-NATO dhe për të zhbërë lirinë e fituar me gjak.

“Produkt i kësaj fushate është edhe vetë Gjykata Speciale. Por një gjë nuk arritën kurrë: të thyejnë aleancën me shtetet mike dhe idealin e UÇK-së. Udhëheqësit e UÇK-së do të mbeten në histori si kulmi i përpjekjes për lirinë e shqiptarëve sepse e bardha, në fund, fiton mbi të zezën”, ka thënë Mustafa. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: