Abdixhiku në Reçak: Ishte tronditje ndërkombëtare – Ajo nuk harrohet, ndërsa drejtësia gjithmonë do të kërkohet
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kanë bërë homazhe sot në Reçak në 27 vjetorin e Masakrës së Reçakut. Ai ka thënë se kjo është një nga ngjarjet më tragjike të kontinentit Evropës, së historisë moderne të Evropës. “Në mëngjesin e hershëm, të 15 janarit 45 civilë burra gra, të rinj e të…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kanë bërë homazhe sot në Reçak në 27 vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Ai ka thënë se kjo është një nga ngjarjet më tragjike të kontinentit Evropës, së historisë moderne të Evropës.
“Në mëngjesin e hershëm, të 15 janarit 45 civilë burra gra, të rinj e të reja, fëmijë e të moshuar u masakruan nga forcat paramilitare serbe duke dhënë kështu një tronditje jo veç në Kosovë por edhe një tronditje ndërkombëtare, e cila u dokumentua si krim njerëzor nga institucione dhe në atë kohë nga ambasadori Walker. Në këtë ditë kujtojmë dhe shënojmë jo vetëm viktimat por edhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe për çlirim, për të drejtën për të jetuar të liri me dinjitet në Republikën tonë dhe në shtetin tonë. Lavdi të rënëve për këtë liri, lavdi viktimave të Reçakut. Reçaku nuk harrohet, drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet”, tha Abdixhiku.