Osmani: Walker ishte zëri që e ktheu dhimbjen e Kosovës në kërkesë për drejtësi
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin William Walker. Përmes një njoftimi për mediat, Osmani tha se takimi me të është bërë i zakonshëm, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut. “Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun, i cili në…
Lajme
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin William Walker.
Përmes një njoftimi për mediat, Osmani tha se takimi me të është bërë i zakonshëm, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut.
“Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun, i cili në orët më të errëta të Kosovës, e tha dhe e mbrojti të vërtetën”, tha Osmani.
Presidentja theksoi se Walker është “zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi”.
“Mirënjohja jonë është e përjetshme, ashtu sikurse obligimi ynë që e vërteta e Reçakut të mos harrohet kurrë”, u shpreh Osmani pas takimit me ambasadorin Walker.