Osmani: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian

Kosova është gati për kapitullin e rradhës- statusin e vendit kandidat në BE. Kështu ka deklaruar e para e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen. Postimi i plotë: Kosova është gati për kapitullin e rradhës- statusin e vendit kandidat në BE. Në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të…

Lajme

14/01/2026 17:34

Kosova është gati për kapitullin e rradhës- statusin e vendit kandidat në BE.

Kështu ka deklaruar e para e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen.

Postimi i plotë:

Kosova është gati për kapitullin e rradhës- statusin e vendit kandidat në BE.

Në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, theksova se dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke, si dhe në trajtimin e barabartë të palëve, duke nënvizuar poashtu shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve nga Serbia.

Tani që u larguan masat e padrejta, do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë evropianë për të ecur me vendosmëri drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.