Reduktimet e rrymes, Deliu: Gjendja nuk po ndryshon, mungesa e energjisë elektrike po vazhdon të rëndoj mbi jetët e njerëzve
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pasi dje dhe sot, në Kosovë kishte reduktime të rrymës. Deliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndërprerjet e rrymës nuk janë thjesht probleme teknike, por prekin familjet, biznese të vogla dhe ekonominë në tërësi. Ajo ka thënë se pas viteve pa investime dhe pa planifikim,…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pasi dje dhe sot, në Kosovë kishte reduktime të rrymës.
Deliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndërprerjet e rrymës nuk janë thjesht probleme teknike, por prekin familjet, biznese të vogla dhe ekonominë në tërësi.
Ajo ka thënë se pas viteve pa investime dhe pa planifikim, qytetarët po paguajnë çmimin e keqmenaxhimit me errësirë, pasiguri dhe humbje ekonomike.
“Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare nuk e ndryshojnë këtë gjendje: mungesa e energjisë elektrike vazhdon të rëndojë mbi jetët e njerëzve. Çmimet janë rritur disa herë, furnizimi i qëndrueshëm mungon, dhe qytetarët meritojnë përgjegjësi dhe veprim konkret”, ka shkruar Deliu në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj: