Udhëtimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit, buxhetit të shtetit i kushtojnë mijëra euro

Ministria e Arsimit nën drejtimin e ministres në detyrë, Arbërie Nagavci, ka finalizuar një kontratë të re për shërbime transporti ajror, duke siguruar mbështetje për aktivitetet dhe udhëtimet zyrtare të dikasterit që ajo udhëheq. Fitues i tenderit është operatori ekonomik “As Travel club” Sh.P.K, e cila do të ofrojë shërbimet e nevojshme për një periudhë…

Lajme

14/01/2026 14:01

Ministria e Arsimit nën drejtimin e ministres në detyrë, Arbërie Nagavci, ka finalizuar një kontratë të re për shërbime transporti ajror, duke siguruar mbështetje për aktivitetet dhe udhëtimet zyrtare të dikasterit që ajo udhëheq.

Fitues i tenderit është operatori ekonomik “As Travel club” Sh.P.K, e cila do të ofrojë shërbimet e nevojshme për një periudhë prej 36-muajsh, transmeton IndeksOnline.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 117,003.00 euro.

Përmes njoftimit, po ashtu bëhet me dije se për tenderin në fjalë kanë bërë oferta dy operatorë.