Abdixhiku takohet me Sorensen, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Abdixhiku ka njoftuar se gjatë takimit kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, si dhe për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën në periudhën e…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.
Abdixhiku ka njoftuar se gjatë takimit kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, si dhe për proceset ndërkombëtare që e presin Kosovën në periudhën e ardhshme.
Ai ka theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konsolidimit demokratik, duke i cilësuar ato si parakushte për funksionimin normal të institucioneve, rritjen e besimit të qytetarëve në shtet, zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve dhe ruajtjen e kredibilitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Në përmbyllje të takimit, Abdixhiku ka shprehur pritjen që Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën, si në proceset e përgjithshme politike, ashtu edhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe forcimit të perspektivës euroatlantike të vendit. /Lajmi.net/