I dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë ndalohet për 48 orë, në vendbanimin e tij gjenden prova materiale

Sot, Prokuroria Speciale në Bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, kanë arrestuar S.R. I njëjti dyshohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë protestave të majit të 2023-tës në Zveçan. S.R është ndaluar për 48 orë, shkruan lajmi.net. “S.R. është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: bashkim…

Lajme

14/01/2026 11:50

Sot, Prokuroria Speciale në Bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, kanë arrestuar S.R.

I njëjti dyshohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë protestave të majit të 2023-tës në Zveçan.

S.R është ndaluar për 48 orë, shkruan lajmi.net.

“S.R. është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar. Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.

Sipas Prokurorisë, ndaj S.R do të parashtrojnë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Hetuesit policorë, në bashkëpunimm me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: