Shoferëve iu humbën tabelat e veturave gjatë vërshimeve, Policia njofton se shumë prej tyre mund t’i marrin në stacionin në Graçanicë
Probleme të shumta iu paraqitën qytetarëve, pas vërshimeve disa ditore në Kosovë. Shumë familje pësuan dëme të shumta materiale, e shumë qytetarë mbetën rrugëve të bllokuar. E si shkak i këtyre vërshimeve shumë prej vozitësve humbën tabletat e tyre të automjeteve. Policia e Kosovës ka njoftuar se në zonën që kishte më shumë vërshime, në…
Lajme
Probleme të shumta iu paraqitën qytetarëve, pas vërshimeve disa ditore në Kosovë.
Shumë familje pësuan dëme të shumta materiale, e shumë qytetarë mbetën rrugëve të bllokuar.
E si shkak i këtyre vërshimeve shumë prej vozitësve humbën tabletat e tyre të automjeteve.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në zonën që kishte më shumë vërshime, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, janë gjetur disa tableta, të cilat janë dorëzuar në stacionin policor në Graçanicë, transmeton lajmi.net.
Ato mund të merren nga pronarët në fjalë.
Njoftim:
Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.
Andaj, ftohen pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre.
Faleminderit për bashkëpunim./Lajmi.net/