Turbullirat në Badoc, Mjeku: Uji mund të përdoret për ushqim, veç nëse vlohet
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar qytetarët se si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, nuk rekomandohet për pije. Në Klan Kosova, zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku tha se uji mund të përdoret për ushqim, vetëm nëse vlohet. “Si…
Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar qytetarët se si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, nuk rekomandohet për pije.
Në Klan Kosova, zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku tha se uji mund të përdoret për ushqim, vetëm nëse vlohet.
“Si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike në vendin tonë, dhe prurjeve të mëdha të ujit në liqenin e Badocit, është evidentuar një rritje shumë e shpejtë e nivelit të ujit në Badoc, diku tre metra pas këtyre reshjeve, dhe natyrisht që janë evidente turbullirat, kur ka një mbushje kaq të shpejtë të ujit”, tha Mjeku.
“Turbullirë ka pasur edhe në ujin që e kemi trajtuar, andaj ne kemi rekomanduar bashkë me Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës që uji të mos përdoret për pije. Nuk është me rrezik të lartë, për ushqim mund ta përdorin nëse e vlojnë. Besojmë se kjo situatë shumë shpejt do të tejkalohet”.