KQZ me detaje: Deri tani janë rinumëruar 23 vendvotime nga 914 gjithsej
Komisioni Qendror Zgjedhor është deklaruar për zhvillimet në kuadër të rinumërimit të votave nga zgjedhje nacionale. KQZ njoftoi se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat është marrë vendim për rinumërim. Procesi filloi mbrëmë në ora 18:00 dhe deri tani janë rinumëruar 23 vendvotime…
Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor është deklaruar për zhvillimet në kuadër të rinumërimit të votave nga zgjedhje nacionale.
KQZ njoftoi se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat është marrë vendim për rinumërim.
Procesi filloi mbrëmë në ora 18:00 dhe deri tani janë rinumëruar 23 vendvotime nga 914 për të cilat KQZ mori vendim për rinumërim transmeton lajmi.net.