Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar në Prishtinë

Një shtetas i huaj, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Sipas raportit të Policisë, rreth orës 11:45, zyrtarë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ekipi FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e tjera, kanë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin, transmeton lajmi.net. Me urdhër të prokurorit kujdestar,…

Lajme

13/01/2026 16:02

Një shtetas i huaj, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit të Policisë, rreth orës 11:45, zyrtarë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ekipi FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e tjera, kanë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin, transmeton lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

Policia thekson se operacioni është zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore dhe në koordinim të plotë me autoritetet ndërkombëtare./lajmi.net/