I mituri theret me thikë në Gjakovë, transferohet në QKUK – I dyshuari në arrati

Një i mitur është therur me thikë sot në Gjakovë dhe për shkak të lëndimeve është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 12:30, ndërsa gjendja shëndetësore e viktimës…

Lajme

13/01/2026 15:07

Një i mitur është therur me thikë sot në Gjakovë dhe për shkak të lëndimeve është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 12:30, ndërsa gjendja shëndetësore e viktimës është stabile.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30. Viktima është jashtë rrezikut për jetë, megjithatë për trajtim të mëtutjeshëm i njëjti është transferuar për në QKUK”, ka deklaruar Graishta.

Ai ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar, por aktualisht ndodhet në arrati. “I dyshuari është identifikuar, por për momentin është në arrati. Me urdhër të prokurorit rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor”, tha ai.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe është në kërkim të të dyshuarit për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Lajmi.net/