Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për E.Th., i dënuar në Shqipëri për trafik droge dhe krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet E.Th. Kërkesa për paraburgim, para pranimit të kërkesës për ekstradim, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë,…

Lajme

13/01/2026 14:47

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet E.Th.

Kërkesa për paraburgim, para pranimit të kërkesës për ekstradim, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mbi dyshimin e bazuar se E.Th. është i dënuar nga gjykata kompetente në Republikën e Shqipërisë, transmeton lajmi.net.

Sipas Prokurorisë, E.Th. dyshohet se është dënuar për disa vepra të rënda penale, përfshirë trafikimin e narkotikëve të kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, futjen ose mbajtjen e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, si dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se masa e paraburgimit është kërkuar me qëllim të sigurimit të pranisë së të pandehurit deri në përfundimin e procedurave të ekstradimit./lajmi.net/