Lushaku-Sadriu: Vendimi për dorëheqjen e Abdixhikut është kompetencë e secilit anëtar të Kryesisë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se çështja e pranimit apo jo të dorëheqjes së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është kompetencë e secilit anëtar të Kryesisë së partisë. Ajo theksoi se LDK-ja është e njohur për demokracinë dhe debatin e brendshëm, duke vlerësuar se këto procese janë të shëndetshme për funksionimin e partisë,…

Lajme

13/01/2026 14:22

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se çështja e pranimit apo jo të dorëheqjes së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është kompetencë e secilit anëtar të Kryesisë së partisë.

Ajo theksoi se LDK-ja është e njohur për demokracinë dhe debatin e brendshëm, duke vlerësuar se këto procese janë të shëndetshme për funksionimin e partisë, raporton lajmi.net

“Kjo është kompetencë e secilit anëtarë të kryesisë dhe besoj që LDK-ja njihet për një debat të brendshëm, për demokraci të brendshme. Është tepër e shëndoshë që ky debat të konfirmohet dhe të mbahet gjallë gjithmonë“, ka thënë Lushaku-Sadriu./Lajmi.net/