Ngjarje e rëndë në Pejë: Edukatorja sulmohet me shufër metalike nga nxënësi , dërgohet për trajtim emergjent

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Pejë, ku një nxënës ka sulmuar edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 10:40 autoritetet janë njoftuar për incidentin e ndodhur në një institucion parashkollor në Pejë. Si pasojë e sulmit me mjet të fortë, edukatorja…

Lajme

13/01/2026 13:25

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Pejë, ku një nxënës ka sulmuar edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 10:40 autoritetet janë njoftuar për incidentin e ndodhur në një institucion parashkollor në Pejë. Si pasojë e sulmit me mjet të fortë, edukatorja ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori i shtetit, të cilët po hetojnë rrethanat e këtij rasti.

“Sot në orën 10:40, Policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime. E njëjta është dërguar në emergjencën në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Prokurori”, tha për lajmi.net Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës./lajmi.net/