Prizren: Policia sekuestron dy armë brenda 24 orëve, dy persona ndalohen
Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë dhe ka ndaluar dy persona brenda një periudhe 24-orëshe, njofton Policia. Sipas raportit, rasti i parë ka ndodhur më 11 janar rreth orës 23:00, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren, ku pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, njëri dyshohet se ka përdorur armën dhe ka shtënë…
Lajme
Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë dhe ka ndaluar dy persona brenda një periudhe 24-orëshe, njofton Policia.
Sipas raportit, rasti i parë ka ndodhur më 11 janar rreth orës 23:00, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren, ku pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, njëri dyshohet se ka përdorur armën dhe ka shtënë disa herë drejt një lokali të pa meremetuar. Policia ka identifikuar të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri me fishekë.
Rasti i dytë ka ndodhur më 12 janar në fshatin Mazrrek të Prizrenit, ku policia ka sekuestruar një armë gjuetie. Sipas policisë, i dyshuari kishte përdorur armën gjatë festimeve të Vitit të Ri, më 31 dhjetor 2025.
Në të dy rastet, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e personave për 48 orë.
Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre. /Lajmi.net/