Ushtarët e NATO-s dhe EULEX stërviten së bashku në Kosovë në kuadër të ushtrimit “Shpata e Artë 2025”
Ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë KFOR kanë marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policinë e Kosovës. Aktiviteti është pjesë e stërvitjes “Shpata e Artë 2025”, zhvillimi i së cilës u bë i ditur nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM),…
Lajme
Ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë KFOR kanë marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policinë e Kosovës.
Aktiviteti është pjesë e stërvitjes “Shpata e Artë 2025”, zhvillimi i së cilës u bë i ditur nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM), raporton lajmi.net
Sipas njoftimit të EUCOM, ky ushtrim ka pasur për qëllim forcimin e punës ekipore dhe gatishmërisë për të siguruar rendin dhe stabilitetin në Kosovë.
“SIGURIA PËRMES PUNËS EKIPORE – Ushtarë shumëkombësh të KFOR-it u trajnuan së bashku me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit dhe Policinë e Kosovës gjatë Ushtrimit #GoldenSabre2025, duke përmirësuar bashkëpunimin në grup dhe aftësinë për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë në vend”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/