Lewandowski sfidon moshën dhe trondit Barcelonën

Robert Lewandowski po tregon edhe këtë sezon se mosha nuk është pengesë. Sulmuesi polak ka shënuar 10 gola dhe vazhdon të jetë i rëndësishëm për Barcelonën. Për këtë arsye, as lojtari dhe as klubi nuk e kanë përjashtuar mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit. Edhe pse janë përhapur zëra për largimin e tij në fund të…

Sport

13/01/2026 10:46

Robert Lewandowski po tregon edhe këtë sezon se mosha nuk është pengesë.

Sulmuesi polak ka shënuar 10 gola dhe vazhdon të jetë i rëndësishëm për Barcelonën.

Për këtë arsye, as lojtari dhe as klubi nuk e kanë përjashtuar mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit.

Edhe pse janë përhapur zëra për largimin e tij në fund të sezonit, brenda klubit ka mendime se Lewandowski mund të qëndrojë edhe një vit tjetër.

Sipas gazetës Sport, forma e mirë e treguar, veçanërisht në Superkupën e Spanjës, ka bindur shumë drejtues që ta mbajnë sulmuesin 37-vjeçar.

Edhe stafi teknik është i kënaqur me paraqitjet e tij.

Ndonëse këtë sezon ka qenë shpesh rezervë, Lewandowski ka ruajtur efikasitetin, me 10 gola në 20 ndeshje zyrtare.

Trajneri Hansi Flick ka theksuar se është i kënaqur me punën dhe nivelin e tij, pa dhënë ende një vendim për sezonin e ardhshëm.

Nga ana e tij, vetë Lewandowski nuk ka marrë ende një vendim.

Ai ka oferta nga MLS dhe Arabia Saudite, por dëshiron të marrë kohë dhe të flasë fillimisht me trajnerin.

Sipas AS, edhe pse cikli i tij te Barcelona mund të jetë drejt fundit, mundësia e qëndrimit nuk është përjashtuar plotësisht. Vendimi pritet të merret në një moment më të vonë.