Tahiri: Amerika e ndali luftën në Kosovë, OKB-ja vetëm reagoi me fjalë
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili është shprehur kundër ndërhyrjes amerikane në Iran. Tahiri ka theksuar se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara ka qenë vendimtare për ndaljen e luftës në Kosovë, duke shtuar se pa këtë ndërhyrje, sipas saj, lufta nuk do…
Lajme
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili është shprehur kundër ndërhyrjes amerikane në Iran.
Tahiri ka theksuar se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara ka qenë vendimtare për ndaljen e luftës në Kosovë, duke shtuar se pa këtë ndërhyrje, sipas saj, lufta nuk do të ishte ndalur nga OKB-ja.
Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se qëndrimet e OKB-së shpesh kanë mbetur vetëm në deklarata, duke kujtuar se edhe gjatë luftës në Kosovë, pavarësisht rezolutave të Këshillit të Sigurimit, ndërhyrja konkrete erdhi nga SHBA-të.
Ajo ka shtuar se rasti i Kosovës është një nga arsyet kryesore pse, sipas saj, duhet të ketë ndryshime në rendin botëror, duke nënvizuar rolin kyç të Amerikës në ndaljen e konflikteve dhe mbrojtjen e vlerave demokratike. /Lajmi.net/