​Alonso ua thotë në sy drejtuesve të Real Madridit problemin e madh që ka klubi

Xabi Alonso ka shprehur pakënaqësi të fortë ndaj mënyrës se si klubi po menaxhon raportin me lojtarët, duke theksuar se autoriteti i trajnerit po minohet seriozisht. Sipas raportimit të La SER, Alonso i ka thënë sot drejtuesve se nuk është e pranueshme që lojtarëve t’u jepet kaq shumë pushtet. Ai ka theksuar se është e…

Sport

13/01/2026 08:53

Xabi Alonso ka shprehur pakënaqësi të fortë ndaj mënyrës se si klubi po menaxhon raportin me lojtarët, duke theksuar se autoriteti i trajnerit po minohet seriozisht. Sipas raportimit të La SER, Alonso i ka thënë sot drejtuesve se nuk është e pranueshme që lojtarëve t’u jepet kaq shumë pushtet.

Ai ka theksuar se është e pamundur për një trajner të vendosë rregull dhe disiplinë në dhomën e zhveshjes nëse klubi vazhdimisht mban anën e futbollistëve. Këto deklarata pritet të rrisin tensionin brenda klubit dhe të nxisin diskutime për balancën e pushtetit mes trajnerit, lojtarëve dhe drejtuesve.

Si zëvendësues të Alonsos Real Madridi e emëroi menjëherë Alvaro Arbeloan.