Alvaro Arbeloa është trajneri i ri i Real Madrid

Real Madrid ka konfirmuar se Alvaro Arbeloa është emëruar trajner i ekipit të parë. Kjo pasi skuadra nga Madrid është ndarë me trajnerin Xabi Alonso, pas humbjes 3-2 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës. Arbeloa, i cili ishte trajner i Castilla që nga qershori i vitit 2025, ka kaluar gjithë karrierën e tij si trajner…

Sport

12/01/2026 23:49

Real Madrid ka konfirmuar se Alvaro Arbeloa është emëruar trajner i ekipit të parë.

Kjo pasi skuadra nga Madrid është ndarë me trajnerin Xabi Alonso, pas humbjes 3-2 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës.

Arbeloa, i cili ishte trajner i Castilla që nga qershori i vitit 2025, ka kaluar gjithë karrierën e tij si trajner brenda akademisë së Real Madridit. Ai ka udhëhequr skuadrat e moshave, duke përfshirë Infantil A (kampion i Ligës 2020-2021), Cadete A (2021-2022) dhe Juvenil A (2022-2025), ku kishte fituar tripletën në sezonin 2022-2023 (Liga, Kupa e Mbretit dhe Kupa e Kampionëve) dhe Ligën në 2024-2025.

Si lojtar, Arbeloa ka luajtur për Real Madridin nga viti 2009 deri në 2016, duke marrë pjesë në 238 ndeshje zyrtare dhe fituar 8 tituj, përfshirë 2 Kupa të Europës, 1 Botëror për Klube, 1 Superkupë Europe, 1 Ligë, 2 Kupa të Mbretit dhe 1 Superkupë të Spanjës.

Me përfaqësuesen e Spanjës, Arbeloa e ka fituar Botërorin e 2010 në Afrikën e Jugut dhe dy Eurokupa (2008 dhe 2012), duke u paraqitur 56 herë me kombëtaren.